Mbape apo Haaland? Kjo është përgjigja e Zidanit

16:23 | 19 Shkurt 2021

Zinedine Zidane ka folur për dyshen Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Shumë analistë mendojnë se pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, Mbappe dhe Haaland do të jenë ata që do të luftojnë kokë më kokë për çdo trofe në botën e futbollit.

Natyrisht, që të dy lidhen me një transferim të mundshëm te Real Madridi dhe për këtë është pyetur edhe trajneri i Los Blancos.

Ai zbuloi se e ka parë gjithë ndeshjen mes Barcelonës dhe PSG-së dhe paraqitjen mbresëlënëse të Mbappes që realizoi het-trik.

“Mbappé dhe Haaland? Do të shohim. Ata janë lojtarë të mirë, si Messi, Cristiano, Neymar… dhe shumë lojtarë të tjerë të talentuar. Ata janë ende të rinj dhe po tregojnë se janë futbollistë të tashmes dhe të së ardhmes”, u shpreh Zidane.

Komento: