Mbappe bën veprimin më të papritur, ja çka bën për futbollistin e ndjerë, Sala – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mbappe bën veprimin më të papritur, ja çka bën për futbollistin e ndjerë, Sala

15:40 | 10 Shkurt 2019

Emiliano Sala është futbollisti që humbi jetën në një pasi aeroplani në të cilin po udhëtonte u rrëzua.

Kylian Mbappe ka dhuruar një shumë prej 30 mijë eurove që të fillojnë kërkimet për gjetjen e trupit të pilotit të Emiliano Sala.

Trupi i Emiliano Sala ishte gjetur gjatë kësaj jave, por jo edhe ai i pilotit David Ibbotson, i cili po drejtonte aeroplanin e rrëzuar.

“The Sun” raporton se ylli francez Kylian Mbappe ka dhuruar të hollat në formë anonime, me emrin Ellie Lottin, transmeton lajmi.net.

Ylli i Paris Saint Germain kishte kontribuuar edhe në kërkimet e Emiliano Sala, dhe njësoj ka vepruar edhe për pilotin.

Shpresojmë që edhe trupi i David Ibbotson të gjendet. Familja e pilotit ka grumbulluar më shumë se 115 mijë euro.

Komento: