Mbappe “çmend” të gjithë me postimin e fundit

09:13 | 03 Korrik 2019

Shpresat e Real Madridit për të transferuar yllin e Paris Saint-Germain Kylian Mbappe janë zhdukur pasi sulmuesi francez përmes llogarisë së tij të Twitter ka dërguar një mesazh.

20-vjeçari vendosi imazhin e vetes me fanellën e re të PSG me sloganin e klubit, ‘Ici c’est Paris’ – ‘këtu është Paris’ – pasuar nga numrat e sezonit të ri ’19 / 20 ‘, duke bërë të qartë përkushtimi ndaj gjigantit të Ligës 1, përcjell ORAinfo.

Mbappe ka qenë subjekt i disa thashethemeve për të ardhmen e tij këtë verë, me raporte që sugjerojnë se ai ishte i prirur për një sfidë të re në kryeqytetin spanjoll.

Sulmuesi shënoi 39 gola dhe bëri 18 asistime në një sezon të jashtëzakonshëm për kampionët francezë./ORAinfo/

Komento: