Mbappe del në shitje, ky është çmimi qe i ka caktu PSG!

19:00 | 28 Korrik 2023

Paris Saint-Germain i vendos çmimin Mbappes

Real Madridi tani e di çmimin e kërkuar nëse dëshiron të sjellë Kylian Mbappe në Santiago Bernabeu këtë verë.

Paris Saint-Germain thuhet se pranoi një ofertë prej 300 milionë euro nga Arabia Saudite për Mbappen nga Al Hilal, i cili do t’i kishte dhënë atij një marrëveshje njëvjeçare me të ardhura të mundshme që arrijnë në 700 milionë euro.

Por, pasi sulmuesi francez e refuzoi idenë, PSG është detyruar të kërkojë diku tjetër për një blerës të mundshëm të Mbappes.

Nuk ka dyshim se blerësi në fjalë është Real Madridi dhe PSG ka vendosur një çmim për yllin e tyre 24-vjeçar.

Sipas gazetës Marca, klubi nga Parc des Prince kërkon 250 milionë euro për ‘kokën’ e Mbappe nëse Los Blancos duan të bëjnë një lëvizje.

Mediumi spanjoll shton se nëna dhe agjenti i tij, si dhe një përfaqësues tjetër, Kia Joorabchian, po përpiqen të negociojnë atë çmim për ta bërë një lëvizje më të arritshme për Los Blancos.

Komento: