Mbappe i ka lënë të gjithë nën ethe me një postim që ka bërë.
Emri i Kylian Mbappe është një nga më të përfolurit në merkaton e verës. Aktualisht futbollisti me vlerën më të lartë në treg po kërkohet nga gjigantët e Evropës, ndër ta Reali dhe Barcelona.
Ai ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “së shpejti”, shkruan Indeksonline.
Kampioni i Botës po bëhet gati për ndonjë risi por ende nuk dihet se çfarë.
Gjatë ditës së djeshme, PSG ka konfirmuar se mund të diskutoj për Neymar por asnjëherë për Mbappen.