Mbappe e dridh PSG-në me këtë veprim

19:56 | 19 Shkurt 2021

Kylian Mbappe ende nuk ka vendosur për të ardhmën e tij.

Paris Saint-Germaini po bën të pamundurën për ta mbajtur në ekip yllin Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez po shkëlqen me fanellën e PSG-së, duke qenë lojtari kryesor këtë edicion. 22-vjeçari nuk e ka vazhduar ende kontratën me klubin aktual, e cila i skadon në vitin 2022.

Por trajneri Maurico Pochettino shpreson që Mbappe do të mbetet në klub.

“PSG-ja i ka të gjitha mundësitë që t’ia jap Mbappes kushtet për të qenë i lumtur këtu. Së shpejti do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Pochettino.

Mbappe këtë edicion ka shënuar 21 gola dhe ka nëntë asistime në të gjitha garat.

Komento: