Mbappe feston ditëlindjen, tregon momentin më të veҫantë në jetën e tij

12:29 | 20 Dhjetor 2018

Futbollisti i njohur, Kylia Mbappe sot feston ditëlindjen e 20-të.

Në këtë ditë të shënuar, ylli i PSG-së ka zgjedhur ditëlindjen e 14-të, si më të mirën e tij.

Gjashtë vite më parë, Mbappe si një 14 vjeçar ishte në prova te Real Madrid, dhe pati mundësinë të takonte dy idhuj të tij, Zinedine Zidanen dhe Cristiano Ronaldon.

Takimi me këto dy figura të mëdha, ka bërë që ditëlindja e 14-të të jetë e paharruara për të.

“Ditëlindja ime e 14-të”, është përgjigjur Mbappe, në pyetjen për ditëlindjen për të mirë të tij.

“Atëkohë isha për stërvitje një javë te Real Madrid, dhe kam qenë më fat që kam takuar Zinedine Zidanen dhe Cristiano Ronaldon”.

Komento: