Mbappe i ashpër ndaj tifozëve të Milanit për sjelljen ndaj Donnarummas

12:45 | 08 Nëntor 2023

Mbappe kritikon tifozët e Milanit për sjelljen ndaj Donnarummas.

Kylian Mbappe kritikoi tifozët e AC Milan për mënyrën se si e trajtuan Gianluigi Donnarumma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Tifozët hodhën kartëmonedhave false drejt portierit, për të simbolizuar mënyrën se si ai i “tradhtoi” duke u larguar me parametra zero nga klubi i fëmijërisë, shkruan lajmi.net.

Rikthimi i Donnarumma në “San Siro” me Paris Saint-Germain të martën në mbrëmje përfundoi me një humbje 2-1, me portierin italian që u transferua në klubin francez në vitin 2021 si një transferim i lirë pas skadimit të kontratës së tij me kuqezinjtë.

Lëvizja e tij te PSG ngjalli shumë polemika, me raportet që sugjerojnë se ai tani fiton 10 milionë funte në vit në Paris.

Mbështetësit e Milanit e kanë akuzuar Donnarumma se ka braktisur klubin e tij të fëmijërisë për më shumë para.

“U bë shumë zhurmë dhe i bënë Gigio një pritje mjaft të vështirë. Mendoj se ishte pak e tepërt, por ja që ky është futbolli në ditët e sotme. Tifozët bëjnë atë që duan, ne nuk mund ta dimë se çfarë ndjejnë brenda. Ne e mbrojtëm Gigio-n aq sa mundëm dhe na vjen keq për të këtë mbrëmje”, tha Mbappe.

Milani mori tre pikët falë golave të Rafael Leaos dhe Olivier Girouds.

Komento: