Mbappe i jep lajmin e keq PSG-së

10:37 | 24 May 2023

Kylian Mbappe nuk e ka ndërmend të aktivizojë klauzolën e rinovimit

Vera duket se është e nxehtë në Paris. Kylian Mbappe është duke e ri-menduar seriozisht të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain.

Në marrëveshjen e rinovimit që ai nënshkroi vetëm një vit më parë me klubin francez, përfshihej një klauzolë ku ai mund të rinovonte në mënyrë të njëanshme deri në qershor të vitit 2025.

Kontrata që nënshkroi me PSG-në në fakt kishte një kohëzgjatje prej dy sezonesh fikse plus një vit opsion shtesë dhe jo tre si njoftuan fillimisht drejtuesit e klubit francez.

Mbappe ka afat deri më 31 korrik 2023 për të bërë efektiv sezonin shtesë dhe të mbetet i lidhur me klubin e tij deri në vitin 2025, por sipas gazetës franceze L’Equipe kjo nuk do të ndodhë.

“Skenari është ndryshe”, shkruan L’Équipe, e cila thekson se në vjeshtë tashmë i kërkoi bordit të largohej për shkak të mosmarrëveshjeve, megjithëse tensioni mes dy palëve është qetësuar.

Situata, pra, është edhe një herë jashtëzakonisht komplekse për drejtuesit e PSG-së, të cilët shohin se si ylli i tyre kryesor do të rikthehet në pikën zero këtë verë, me vetëm një vit kontratë për të përmbushur dhe me qëllimin e sigurt për të mos vazhduar përtej vitit 2024.

Sipas L’Equipe, PSG mbetet e sigurt në vazhdimësinë e Mbappe. Pas dështimit edhe për një sezon në Ligën e Kampionëve, synimi i klubit është të përgatisë një projekt të ri rreth yllit francez që nuk do të përfshijë lojtarë si Messi apo Neymar.

Megjithatë, synimi i lojtarit duket i vendosur dhe ai nuk është i gatshëm të ekzekutojë klauzolën që i korrespondon me kontratë.

Ajo që duket e pamundur është të imagjinohet një shitje në verë. As klubi nuk e ka marrë në konsideratë dhe as sulmuesi, siç bëri në vitin 2021, kur i kërkoi Leonardos dhe presidentit Al Khelaifi që ta linin të nënshkruante për Real Madridin, ai do të hyjë në një konflikt për të dëmtuar marrëdhëniet e të dyja palëve.

Komento: