Ylli francez, Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.
Medie të shumta nga mbarë bota po raportojnë që Mbappe nuk është i kënaqur te PSG, dhe ka kërkuar largimin qysh në muajin janar.
Mbappe e rinovoi kontratën e tij me kampionin francez këtë verë, kështu duke e refuzuar interesimin konkret nga Real Madridi, përcjell lajmi.
Pavarësisht spekulimeve të fundit, PSG thuhet se nuk do ta lejojë Mbappen të largohet në këtë janar, dhe se skuadrat që interesohen në të do të duhet të paguajnë një shifër stratosferike për ta transferuar yllin francez.
Por, siç bëhet e ditur nga ‘L’Equipe’, Mbappe tani ka një plan nëse PSG nuk e lejon të largohet në paqe, ku synon që ta paguajë klauzolën në kontratën e tij vetëm për tu larguar nga “Parc des Princes” në muajin janar.
Mbetet të shihet se çfarë do ndodh me të ardhmen e yllit francez.