Franca mposht Danimarkën dhe siguron kualifikim tutje.
Ndeshja e dytë e grupit D, në mes dy kombëtareve përfundoi 2:1 në favor të francezëve.
Ekipi i Didier Deschamps ka arritur të kualifikohet tutje për në fazën eliminatore, pas fitores së sotme.
Pjesa e parë u konkretizua me raste të mira shënimi nga dy ekipet, por nuk kishte gola.
Mundësi më të mirë për të realizuar kishte Kylian Mbappe, por nuk ishte i saktë nga goditja brenda zonës.
Në pjesën e dytë u zhvillua një super lojë nga të dy skuadrat, pasi kërkonin të zhbllokonin sfidën.
Të parët në avantazh kaluan francezët.
Pas një aksioni fenomenal nga yjet e ‘Gjelave’ në minutën e 61` shënoi Kylian Mbappe.
Por, danezët u kundërpërgjigjën shpejt, duke barazuar shifrat në minutën e 68` me Andreas Christensen.
Po rridhte minuta e 86` kur Mbappe shënoi sërish, duke i dhënë epërsinë ‘Gjelave’.
Me këtë fitore Franca siguron kualifikim tutje në fazën eliminatore në vendin e parë me gjashtë pikë.
Ndërsa, Danimarka pozicionohen në vendin e tretë me një pikë dhe kualifikim tutje do ta kërkojë në xhiron e fundit ndaj Australisë.