Kylian Mbappe e ka të drejtën që të prishë kontratën e tij me PSG-në. Lajmi jipet nga RMC në Francë. Në lajmin e publikuar shpjegohet një aneks në kontratë që lejon dy palët zgjidhjen e kontratës.
“Secila nga palët e lidhura me një kontratë pune i nënshtrohet një detyrimi besnikërie që është ekuivalent me detyrimin e mirëbesimit që ekziston në të gjitha kontratat” është një nga pikat e kontratës së Mbappes me PSG-në.
Dhe ky detaj është një mundësi që Mbappe të shfrytëzojë si opsion të mundshëm për të prishur kontratën e tij me klubin francez.
“Secila nga palët e lidhura nga një kontratë pune i nënshtrohet një detyrimi besnikërie që është ekuivalent me detyrimin e mirëbesimit që ekziston në të gjitha kontratat. Ky detyrim kërkon që si punëmarrësi ashtu edhe punëdhënësi të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrë të drejtë” shpjegon një avokat situatën e Mbappes.
Ditët e fundit, situata e Mbappes te PSG ka marrë një kthesë radikale. Pasi zgjati marrëdhënien me klubin vetëm pak muaj më parë, sulmuesi tani po kalon një kohë të vështirë. Aq sa dëshira e tij do të ishte largimi nga skuadra në muajin janar. Mbappé konsideron se PSG e ka tradhtuar.