Mbappe-Real Madrid vjen lajmi i “çmendur”

19:47 | 08 Maj 2021

Mbappe nuk e fsheh dëshirën që të veshë fanelën e los blancos.

Ndërsa negociatat për rinovimin e kontratës me PSG po shkojnë ngadalë, Kylian Mbappe vazhdon të kultivojë ëndrrën për të luajtur për Real Madrid.

Sidoqoftë, siç raportohet nga L’Equipe, ish sulmuesi i Monacos nuk dëshiron të shkojë në luftë me klubin e tij aktual, i cili po bën përpjekje të mëdha për ta bindur atë të zgjasë marrëveshjen që aktualisht skadon në qershor 2022.

Mbappe nuk e fsheh dëshirën që të veshë fanelën e los blancos, ndryshe nga pozita e Neymar që sigurisht do të donte të rikthehej të luante me Messi, por që edhe te PSG është i lumtur dhe do të rinovojë…

Komento: