Mbappe refuzon të takohet me Al Hilal

23:21 | 26 Korrik 2023

Kylian Mbappe nuk dëshiron lëvizjen në Arabinë Saudite.

Largimi këtë vit nga Paris Saint-Germain apo rinovimi i kontratës me kampionin francez janë dy opsionet që Kylian Mbappe i ka për momentin.

Mbappe dëshiron të qëndrojë te PSG deri në vitin e ardhshëm, kur edhe i skadon kontrata me klubin, por që kampioni francez nuk dëshiron që ta humb yllin e tij si lojtar të lirë.

Tani, PSG i ka vënë ultimatum Mbappes që ose të rinovojë kontratën, ose ai do të shitet këtë verë. Po ashtu, Luis Enrique e ka lënë jashtë skuadrës së tij Mbappen për ndeshjet parasezonale në Japoni.

Tani, ofertat nuk po mungojnë për francezin, madje edhe nga Lindja e Mesme.

Klubi saudit, Al Hilal i ka dërguar PSG-së një ofertë prej 300 milionë euro në mënyrë që të hapë negociatat për të nënshkruar me Mbappen menjëherë.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se delegacioni i Al Hilal gjatë kësaj jave do të udhëtoj në Paris për ta diskutuar të ardhmen e futbollistit.

Ndërsa, tani ‘L’Equipe’ raporton që ylli i Francës ka refuzuar të takohet me klubin saudit.

Real Madridi në anën tjetër po presin me padurim të kuptojnë nëse Mbappe do kalojë në ‘Santiago Bernabeu’.

Komento: