Mbappe rikonfirmon dashurinë për Milanin: Definitivisht e preferoj

18:01 | 07 Shtator 2026

Kylian Mbappé ka rikonfirmuar edhe një herë simpatinë e tij për AC Milanin, duke deklaruar publikisht se e preferon klubin kuqezi përpara rivalit të qytetit, Interit.

Sulmuesi francez ka qenë prej vitesh i lidhur me Milanin, pasi nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për klubin italian. Fotografitë e tij si fëmijë, të veshur me fanellën e Milanit, janë bërë prej kohësh të njohura për tifozët kuqezi.

Në një intervistë për Sky Sport, në prag të përballjes me Interin në Champions League, Mbappé u pyet edhe për simpatinë e tij ndaj Milanit.

“Definitivisht preferoj AC Milanin. Por Interi është një kundërshtar që meriton shumë respekt”, deklaroi ylli francez, transmeton ORAinfo.

Mbappé foli gjithashtu për kundërshtarin dhe disa prej lojtarëve kryesorë të Interit, duke veçuar shokun e tij të ngushtë, Marcus Thuram, si dhe sulmuesin Lautaro Martínez.

“Kur pashë shortin, mendja më shkoi menjëherë te Thuram, pasi jemi shumë miq. Por ata kanë edhe Lautaron, një sulmues që është i aftë të bëjë diferencën. Sigurisht, shpresoj që jo në këtë rast”, u shpreh Mbappé.

Deklarata e francezit ka rikthyer edhe një herë në vëmendje ëndrrën e tifozëve të Milanit për ta parë një ditë Mbappén me fanellën kuqezi.

Edhe pse aktualisht ai është pjesë e Real Madridit, admirimi i tij për Milanin është i njohur prej kohësh. Mbetet për t’u parë nëse kjo dashuri për klubin italian do të mbetet vetëm një simpati apo në të ardhmen mund të shndërrohet në një transferim të bujshëm në San Siro.

Mbappé kuqezi një ditë? Për momentin mbetet vetëm një ëndërr, por deklaratat e tij sigurisht që i kanë gëzuar tifozët e Milanit. /ORAinfo/

Komento: