Mbappe te Real Madrid? Befason Ancelotti me reagimin e tij

12:50 | 28 Gusht 2021

Carlo Ancelotti, nuk ka dhënë asgjë nëse Kylian Mbappe do të bëhet lojtar i Real Madridit, pasi spekulimet vazhdojnë të vërtiten rreth së ardhmes së sulmuesit të Paris-Saint Germain.

Reprezentuesi francez mund të jetë në prag të një transferimi të parave të mëdha në Santiago Bernabeu dhe thuhet se është i etur për të bërë shkëmbimin me Los Blancos nga Parc des Princes,përcjell ORAinfo.

Por, duke folur para ndeshjes së skuadrës së tij me Real Betis në La Liga këtë fundjavë, trajneri i Madridit, Ancelotti, ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka treguar nëse sulmuesi mund të jetë në dispozicionin e tij para mbylljes së afatit kalimtar./ORAinfo/

Komento: