Kylian Mbappe është bërë sërish temë në mediat botërore, pasi rrodhën informacione se ka kërkuar largimin nga Paris Saint Germain.
Mediat e ndryshme në Francë raportuan javën e kaluar se Mbappe nuk është aspak i kënaqur me klubin dhe ka kërkuar qysh në janar largimin nga Parc de Princes.
Megjithatë ka qenë vet sulmuesi francez që ka folur pas ndeshjes derbi ndaj Olympique Marseille (1-0), duke treguar gjithë të vërtetën.
Mbappe ka thënë për RMC Sport se lajmet kanë qenë vetëm spekulime dhe se ai është i lumtur në Paris.
“Informacioni doli ditën e ndeshjes me Benfican dhe unë nuk e kuptova”.
“Unë nuk jam i përfshirë në këtë histori dhe isha i tronditur si gjithë të tjerët”, tha francezi.
“Është krejtësisht lajm i rremë dhe jam shumë i lumtur në Paris”, deklaroi Mbappe, përcjell telegrafi.
23-vjeçari gjatë verës vazhdoi kontratën me PSG-në deri në vitin 2025, derisa këtë sezon po kalon nëpër një formë fantastike.
Reprezentuesi francez në 14 ndeshje zyrtare ka gjetur 12 herë golin, derisa ka asistuar në një tjetër.