Mbappe thyen rekordin e Pelesë.
Kylian Mbappe vazhdon që të thyejë rekorde me klubin dhe kombëtaren.
Francezi tash e ka kaluar legjendën braziliane, Pele, me gola të shënuar në Kupën e Botës para se t’i mbushë 24 vjeç.
Me dy golat e realizuar sot kundër Polonisë në Kupën e Botës, ai ka shkuar në kuotën e nëntë golave të realizuar në Kupën e Botës.
Ai i kishte shënuar katër gola në Botërorin në Rusi katër vjet më parë ku edhe u kurorëzua kampion bote me Trekolorët.
Ndërkaq, tash ai i ka pesë gola të realizuar në “Katari 2022”, ku kanë mbetur potencialisht edhe tri ndeshje për t’u luajtur për të.