Mbappe tregon se largimi i cilit lojtar nga PSG e bëri të ndihej keq

13:42 | 27 Qershor 2020

Mbappe tregon se nuk është ndjerë mirë pas largimit të këtij lojtari nga PSG.

Kylian Mbappe ka rrëfyer se largimi i Gianluigi Buffon nga PSG ka pasur një ndikim jo të mirë tek ai.

Buffon ka qenë pjesë e PSG-së për një sezon, 2018/2019, ku kishte fituar titullin e Ligue 1.

Por, pas një viti në Francë, Buffon u rikthye sërish te Juventus, pjesë e së cilës skuadër është edhe tani.

“Unë gjithmonë kam dashur t’i dëgjoj më të vjetrit”, ka deklaruar Mbappe për L’Equipe.

“Buffon ishte gjithashtu shumë i rëndësishëm për mua”.

“Duke parë Lassana Diarra të largohej, ishte diçka që më goditi mua, dhe largimi i Buffon, kishte të njëjtin efekt”.

Komento: