Samiti në Tiranë, mbërrijnë liderët e parë, priten nga Rama.
Sot në Tiranë mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, i pari i një lloji të tillë që zhvillohet në vendin tonë.
Samiti BE-Ballkan do të mbahet në ambientet e hotelit të ri të sapohapur në kullën e stadiumit Air Albania.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin ‘Italia’ dhe është në pritje të liderëve që do të vijnë.
Të parët që kanë mbërritur kanë qenë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe komisioneri i BE Oliver Varhelyi.