Arrijnë në Kosovë nga Kizhevaku eshtrat e viktimave të masakrës së Rezallës.
Tashmë kanë arritur në Kosovë, arkivolet e viktimave të masakrës së Rezallës.
Eshtrat e tyre u zhvarrosën nga varrezat masive në Kizhevak të Serbisë.
Atje të pranishëm ishin kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti, Sami Lushtaku dhe kryetari aktual i Skënderajt, Bekim Jashari.
Për homazhe para arkivoleve është paraparë të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.