Mbërrin në Serbi variant i ri i COVID-19

12:14 | 24 January 2021

Varianti i ri i COVID-19 mbërrin edhe në Serbi.

“Të gjithë mjekët kanë të drejtë. Tipi britanik i virusit corona ka mbërritur në Serbi”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiq sot, raportojnë mediat serbe.

Ai theksoi se ishte shumë i frikësuar sepse u soll nga një udhëtar nga Londra i cili ka simptoma më të lehta.

“Ne kemi arritur të ndjekim të gjitha kontaktet e gruas që ka bërë një test negativ PCR, ndërsa burri i saj ka pneumoni bilaterale”, thotë Vuçiq, derisa shton se nuk ka arsye për panik.

Tashmë varianti i ri i COVID-19 është përhapur në mbi 60 vende të botës.

Ky variant është vlerësuar të jetë për 70 për qind më i transmetueshëm se ai aktual.

Ndërsa, infektologët në vend gjatë kësaj jave kanë thënë për Express se një variant i ri i COVID-19 mund të jetë prezent edhe në vend, dhe se kjo do të verifikohet shumë shpejtë.

Komento: