Sarri është gati për t’u prezantuar si trajner i skuadrës së Juventusit.
Maurizio Sarri ka mbërritur në Torino.
‘Zonja e Vjetër’ që në fund të sezonit ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Massimiliano Allegrin, ka angazhuar për trajner Maurizio Sarrin, që së fundi drejtoi Chelsean.
Ditë më parë Juventusi njoftoi arritjen e marrëveshjes, ndërsa sot Sarri ka mbërritur në Torino.
Kujtojmë se Sarri te Chelsea ka qëndruar vetëm një sezon, ku fitoi Ligën e Evropës, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe Napolin.
Synimi i trajnerit italian te Juventus do të jetë fitimi i Ligës së Kampionëve.