Avioni i parë me afganë do të mbërrijë brenda 24 orëve në Rinas. Ata priten të strehohen në konvikte dhe hotele në Tiranë dhe Durrës.
Vetëm 2 ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se do të strehojë qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara.
Kreu i qeverisë, tha se qëndrimi i afganëve në Shqipëri do të jetë i përkohshëm, pasi destinacion final i tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas Shqipërisë edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut mori vendimin për të mirëpritur afganët që u rrezikohet jeta pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit.