Mbesa e Ilirit diplomon në Fakultetin e Mjekësisë, këto janë fjalët e tij për bukuroshen e familjes

18:53 | 25 Qershor 2020

Ilir Shaqiri është një ndër këngëtarët më të njohur në vendin tonë.

Ai njihet për këngët me tekste shumë të veҫanta, shkruan ORAinfo.

Iliri sot u shpreh shumë krenar, pasi mbesa e tij diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë.

Elma Shaqiri është vajza e cila bëri krenar gjithë familjen e saj.

“Edhe një doktoreshë në familjen tonë. Elma (Fatmir) Shaqiri, studentja e dhjetave, sot u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Urime, mbesa ime e mirë!”- ka shkruar Iliri në postimin e tij në Facebook./ORAinfo/

Komento: