Mbesin pa fjalë rossonerët, ky është ekipi i ri i Cutrones

16:54 | 27 Korrik 2019

Cutrone nuk do të jetë pjesë e Milanit.

Sulmuesi i Milan, Patrick Cutrone ka lënë Bostonin ku ndodhej me skuadrën e tij për fazën përgatitore dhë është nisur drejtë Anglisë.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport” drejtuesit e “kuqezinjve” kanë gjetur akordin me klubin e Wolves, për transferimin e Cutrones.

Marrëveshja midis dy klubeve sipas medias, ka qenë arritur që para një jave, por pritej vetëm “Ok” i lojtarit.

Futbollisti 21 vjeçar nuk e dëshironte një largim nga skuadra milaneze, por duke parë se ai nuk bënte më pjesë në planet e ekipit, është bindur dhe ka vendosur që të largohet.

Komento: