Mbesin pa ujë banorët në lagjen “Bregu i Diellit”, dëmtohet një gyp

17:05 | 02 Shtator 2020

Dëmtohet një gyp, mbesin pa ujë banorët në lagjen “Bregu i Diellit”.

Një pjesë e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka mbetur pa ujë për shkak të dëmtimit të një gypi.

Sipas njoftimit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, dëmtimi i gypit AC 200 mm është shkaktuar nga nënkontraktorë të Ndërmarrjes “Termokos”.

Siç thuhet në njoftim, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes për analizimin e gjendjes dhe mundësinë sa më të shpejtë të sanimit.

Pa ujë të pijshëm janë pjesa e njëjtë e lagjes “Bregu i Diellit” konkretisht rrugët “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla”.

Komento: