Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se është e detyruar të ndërpresë furnizimin me ujë për konsumatorët e Fushë Kosovës dhe lagjes Kalabria në Prishtinë, raporton FrontOnline.
Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina”, kjo ka ndodhur për shkak të një defekti të sapo ndodhur në gypin kryesor të ujit në afërsi të Uglarit.
Kompania ka njoftuar se ekipet e tyre janë në terren dhe janë duke punuar për të riparuar problemin.
Njoftimi i kompanisë:
Njoftim
Për shkak të një defekti të sapo ndodhur në gypin kryesor të ujit në afërsi të Uglarit, jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për konsunatorët e Fushë Kosovës dhe lagjes Kalabria në Prishtinë.
Ekipet janë në terren dhe po shpresojmë të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Mbeteni të informuar!