Mbesin të gjithë pa fjalë, Mourinho trajner te kombëtarja e njohur?

17:46 | 08 Qershor 2019

Mourinho, mund të drejtojë kombëtaren e Brazilit.

Mediet në Brazil raportojnë se federata e futbollit e këtij vendi i ka dhënë ultimatum trajnerit Tito, për të fituar Kupën e Amerikës, nëse dëshiron ta ruajë vendin e punës.

Në rast dështimi në Kupën e Amerikës, e cila do të mbahet në Brazil, Tito do të largohet.

Emri më i dëshiruar për të zënë vendin e tij, është Jose Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

Trajneri portugez është i papunë që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar nga Manchester United.

Mourinho gjatë gjithë karrierës së tij ka drejtuar skuadra, dhe marrja e një kombëtare, do të ishte vërtetë sfiduese për të

Komento: