Mbetën të lënduar tre persona, dalin pamjet e aksidentit në rrugën Prishtinë – Ferizaj

19:10 | 08 Korrik 2019

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh.
Iu sjellim pamje nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjkësor dhe se njësiti i trafikut po merret me rastin.

“Rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona (drejtuesit automjeteve). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Komento: