Bruno Fernandes kishte një sezon të mirë për Sporting, duke shënuar 28 gola dhe duke asistuar 16 herë në të gjitha garat për klubin portugez.
Performancat e tij pozitive kanë tërhequr interes nga klube të ndryshme të ndryshme në Evropë, përfshirë Milanin dhe Manchester Unitedin, por duket se Manchester City është gati të bëjë një lëvizje vendimtare për mesfushorin, përcjell ORAinfo.
Siç është raportuar nga A Bolja, City tashmë kanë propozuar një ofertë zyrtare për Sporting dhe përballë konkurrencës së madhe për lojtarin, përfaqësuesit e klubit anglez janë të gatshëm të takojnë drejtorët e Sporting në Manchester./ORAinfo/