Mbetet pa fjalë Milan, në janar po i largohet ylli i madh

19:00 | 03 Nëntor 2019

AC Milan dhe Ante Rebic, mund ta kenë një lamtumirë në janar.

Sipas edicionit të sotëm të Tuttosport pa ndonjë ndryshim të trendit, kroati mund të kthehet përsëri në Gjermani më herët sesa pritej,përcjell ORAinfo.

Siç theksohet nga gazeta me qendër në Torino, kroati po përjeton një ferr pas përvojave tashmë negative me Fiorentina dhe Verona.
Ai arriti në sekondën e fundit për të përmirësuar sulmin e kuqezinjve, por asnjëherë nuk është konsideruar seriozisht deri më tani. As nga Giampaolo dhe as nga Pioli.

Mbrëmjen e së enjtes, në fakt, me përjashtimin e Suso, Samu Castillejo madje ishte i preferuar. Dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë sot kundër Lazios. Prandaj, një mister që duhet të deshifrohet sa më shpejt që të jetë e mundur, përndryshe, ekziston një rrezik serioz për një largim shumë më shpejt sesa pritej./ORAinfo/

Komento: