Mbetet pa fjalë Milan, Roma po ia merr yllin e madh nga duart

11:37 | 21 Gusht 2019

Roma thuhet se do të transferohet sulmuesin e Real Madridit, Mariano Diaz nëse Patrik Schick largohet këtë muaj.

Sipas Matteo Pedrosi, Mariano është zgjedhja e parë e Romës për të zëvendësuar Schick, ndërsa AS po pretendon se 26-vjeçari tashmë i ka dhënë Giallorossi dritën e gjelbër,përcjell ORAinfo.

Milani ka qenë i lidhur edhe me Spanjollin, i cili shënoi vetëm katër gola në 19 paraqitje për Madridin sezonin e kaluar.

Para se të merrte fanellën Nr 7 të Cristiano Ronaldos në kthimin e tij në Santiago Bernabeu, ai shënoi 21 herë për Olympique Lyonnais gjatë fushatës 2017-18./ORAinfo/

Komento: