Mbetet pa fjalë Simeone, dy yje po largohen nga skuadra

09:22 | 24 Prill 2019

Mbrojtësit e Atletico Madridit, Diego Godin dhe Filipe Luis, duket se do të largohen nga klubi këtë verë, kur kontratat e tyre të skadojnë, raporton Marca.

Politika e Atleticos nuk është që të ofrojë kontrata me më shumë se një vit për çdo lojtar mbi moshën 30 vjeç dhe dyshja ka qenë e lirë të flasë me klubet e tjera që nga janari, përcjell ORAinfo.

Të dy lojtarët kanë bërë një total prej 712 paraqitjeve për klubin në gjithsej 17 vjet – nëntë për Godin dhe tetë për Luis./ORAinfo/

Komento: