Gazzetta dello Sport njofton se Chelsea është pranë nënshkrimit të Gonzalo Higuain.
Sipas La Gazzetta, Chelsea është ‘në prag’ të mbylljes së një marrëveshjeje për Higuain, e cila është ‘përshpejtuar shumë’ në orët e fundit përcjell ORAinfo.
Ai erdhi në mëngjesin e përplasjes së Milanit me Juventusin në Jeddah, i cili pa që argjentinasi nuk u përfshi në një foto të ekipit, pasuar nga raportet se ai nuk do të luante për shkak të etheve.
Megjithatë, rossonerët kanë postuar një video në historinë e tyre të Instagram-it se 31-vjeçari u bashkua me skuadrën për udhëtimin e tyre në stadiumin e Mbretit Abdullah Sports City./ORAinfo/