Mbetet vetëm zyrtarizimi, Juventus ka gjetur trajnerin e ri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mbetet vetëm zyrtarizimi, Juventus ka gjetur trajnerin e ri

09:59 | 29 Maj 2019

Juventusi duket se ka gjetur trajnerin e ri.

Juventus duket se ka vendosur për stolin e trajnerit. Mediat italiane shkruajnë se do të jetë Maurizio Sarri, pasuesi i Maksimiliano Allegrit.

Drejtuesit bardhezinj janë duke pritur finalen e Europa League pas së cilës, Sarri me shumë gjasa do të lërë londinezët e Chelsea.

Pas ditës së shtunë që do të luhet finalja mes Arsenal dhe Chelsea, krerët e klubeve pritet të takohen për të diskutuar prishjen e kontratës së italianit që skadon pas dy vitesh.

Gjithsesi “Zonja e Vjetër” po qëndron vigjilente për çdo të re që lidhet me dy trajnerët e tjerë, Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola

Komento: