Mbetjet e kurbanëve hidhen në rrugë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mbetjet e kurbanëve hidhen në rrugë

23:04 | 01 Gusht 2020

Kosovarët nuk i kanë respektuar masat anti Covid për festën e Bajramit.

Ndonëse prerja e kafshëve ishte e ndaluar, kjo nuk i ndali kosovarët të sakrifikojnë kurbanët për festën e Bajramit.

Ashtu ndodhi edhe në Han të Elezit, mirëpo pasi përfunduan me prerjen, disa persona u kujdesën që të lënë përshtypje të hidhur.

Ata mbetjet e kurbanëve i hodhën në rrugë, duke shkaktuar kështu një imazh aspak të këndshëm për ata që i panë.

Këto mbetje u hodhën në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit.

Komento: