Mbi 1 mijë e 500 besimtarë nga Kosova shkojnë në Haxh

12:18 | 29 Maj 2024
mbi-1-mije-e-500-besimtare-nga-kosova-shkojne-ne-haxh

Bashkësia Islame e Kosovës ka nisur përgatitjet për nisjen e besimtarëve në Haxh.

Në njoftimin e BIK-ut, thuhet se do të udhëtojnë 1 mijë e 576 persona drejt vendeve të shenjta islame.

Sipas njoftimit thuhet se grupi i parë për në Haxh, do të niset më 2 qershor 2024.

“Me udhëzimet për durim, forcë dhe sakrificë, ata janë duke u përgatitur për ta kryer edhe kushtin e pestë të Islamit – haxhin. Karshi mësimeve dhe këshillave, në të gjithë Këshillat e BI-së është duke u organizuar edhe duaja e haxhit, në të cilën besimtarët lusin të Madhin Zot që t’u japë shëndet e t’ua pranojë adhurimet e haxhit”, thuhet në njoftim.

Komento: