
Kosova shënon numër të lartë të të vdekurve nga COVID-19. Janë gjithsej 1519 persona që kanë vderkur deri sot nga ky virus për me pak së 10 muaj, përcjell ORAinfo.
Por kjo nuk po e pengon kryeministrin në detyrë që të mburrët me menaxhimin e pandemisë gjatë mandatit të tij.
Gjatë një takimi me qytetarë në Zhur të Prizrenit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë të premten se qeveria e tij e ka menaxhuar me sukses pandeminë.
“Kur e morëm në qershor detyrën kishte pesë muaj që kishte filluar pandemia. Nga shkurti deri në qershor nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për të menaxhuar pandeminë dhe për të ruajtur ekonominë, me përjashtim të ndalimit të qarkullimit. E riorganizuam sistemin tonë shëndetësor, kemi krijuar shtretër në të gjitha spitalet regjionale, kemi integruar komunat dhe qendrat e mjekësisë familjare, kujdesin për pacientë nëpër shtëpi, blerjen e aparaturave shtesë për testime, blerjen e maskave, jo nga 7 euro, por 38 centë”, tha Hoti.
Ai shtoi se gjatë këtij muaji do të vijnë në Kosovë vaksinat kundër Covid-19, ndërsa qytetarët dhe ekonomia do t’i kthehen normalitetit. /ORAinfo/