Mbi 1 mijë e 700 patentë shoferë ilegal janë konvertuar në RKS, afati i hapur deri më 9 gusht

15:31 | 02 Korrik 2024
mbi-1-mije-e-700-patente-shofere-ilegal-jane-konvertuar-ne-rks,-afati-i-hapur-deri-me-9-gusht

Procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet jolegale serbe me ato zyrtare të Kosovës, është duke vazhduar.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se interesimi i qytetarëve është mirë.

Ai ka bërë të ditur se nga 9 maji e deri më 1 korrik, në total janë konvertuar 1 mijë e 713 patentë shoferë.

Ndërkaq sipas Elshanit për Telegraf, tha se në katër komunat veriore janë konvertuar deri më tani 1 mijë e 408

Në Leposaviq janë konvertuar 430 patentë shoferë, në veri të Mitrovicës 465, në Zubin Potok 248 dhe në Zveçan 265.

Afati për konvertimin e targave ilegale në ato RKS do të jetë i hapur deri më 9 gusht 2024.

Komento: