Mbi 1 mijë kosovarë dënohen nga policia për mos zbatim të masave anti- Covid

09:36 | 27 Gusht 2021

Nuk e zbatuan ligjin anti-Covid, mbi 1 mijë kosovarë dënohen nga policia.

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1029 tiketa për personat të cilët nuk e kanë zbatuar ligjin anti-COVID.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë arrestuar 25 persona të dyshuar.

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur gjithashtu se janë shqiptuar 1423 gjoba për mosrespektim të rregullave të trafikut.

Po ashtu janë arrestuar 25 persona, e që 20 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Komento: