Mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

00:02 | 06 Gusht 2021

1 mijë e 65 është numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë.

Kështu bëri të ditur të martën Ministria e Shëndetësisë përmes njoftimit 24 orësh me gjendjen me COVID-19 në vend.

Të martën e 5 gushtit u regjistruan dy raste të vdekjes si pasojë e infektimit me virusin SARS CoV-2, teksa u konfirmuan 195 raste të reja pozitive.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë, deri tash janë dhënë 469,857 doza të vaksinës anti-COVID.

164,290 qytetarë tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Komento: