Mbi 1 mijë raste të reja me kancer për 9 muaj

10:46 | 23 Shtator 2021

Për 9 muaj mbi 1 mijë raste të reja me kancer.

Që nga muajin janar, në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë diagnostikuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer.

Sipas të dhënave, më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve, si dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura.

Në Klinikën e Onkologjisë, gjatë kësaj periudhe janë ofruar rreth 200 mijë shërbime mjekësore onkologjike për pacientët e prekur me kancer, pavarësisht situatës me pandeminë

Janë administruar mbi 30 mijë doza ta kimioterapisë dhe mbi 15 mijë seanca të rrezatimit janë realizuar deri më sot.

“Klinika e Onkologjisë ka punuar gjatë gjithë kohës së pandemisë COVID-19, me intensitet të plote, gjë që ka mundësuar që pacientet me kancer te kenë një trajtim meritor dhe në cikle të rregullta, në mënyrë që sëmundja të jetë sa më shumë në kontroll. Meqenëse gjatë kësaj kohe ka pasur edhe pacient onkologjik, që kanë qenë në trajtim specifik onkologjik e që janë infektuar me virus, gati të gjithë e kanë kaluar infeksionin si një grip të zakonshëm ose me probleme të vogla”, thuhet në njoftim.

Komento: