Mbi 10 mijë vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

15:33 | 07 Tetor 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 10 mijë e 736 vaksina kundër COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani në vend janë administruar 1 milion e 407 mijë e 966 persona.

819 mijë e 485 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës. Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Komento: