Mbi 100 mijë euro pensione pagoi shteti për personat e vdekur

09:35 | 07 August 2021

Shteti ynë ka paguar mbi 100 mijë euro pensione për personat e vdekur.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe vitin e kaluar ka bërë pagesa për personat që kanë vdekur, të cilët nuk janë larguar nga lista e pensioneve.

Vetëm gjatë vitit 2020, shteti ka harxhuar afër 109 mijë euro, prej tyre mbi 6 mijë euro për pensionet e rreth 38 veteranëve të vdekur.

“Pensionet e paguara pas vdekjes së përfituesve – Nga krahasimi i të dhënave/regjistrave ndërmjet MPMS dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil kemi gjetur se gjatë vitit 2020 janë realizuar gjithsej 840 pagesa, në vlerë totale 108,801€ për pensione pas vdekjes së përfituesve“, thuhet në raportin e ZKA-së.

Por, kjo nuk është kategoria e vetme për të cilat janë ndarë para edhe pas vdekjes.

Sipas Ligjeve përkatëse të skemave pensionale dhe rregullave të aplikueshme, pensionet duhet të ndalen pas vdekjes së përfituesve.

Mbetja e personave të vdekur në listat e pagesave janë pagesa të parregullta, sipas Auditorit, dhe si të tilla dëmtojnë buxhetin e ministrisë.

Komento: