Mbi 100,000 të vdekur nga Covid-19 në botë

20:38 | 10 Prill 2020

Mbi 100,000 të vdekur nga koronavirusi në botë.

Numri i të vdekurve në botë nga koronavirusi, ka shkuar mbi 100,000.

Shifrat e fundit të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins tregojnë se nga virusi Covid -19 në mbarë botën kanë ndërruar jetë 100,376 persona.

Të shëruar figurojnë 368,669 persona ndërsa të infektuar në mbarë botën nga koronavirusi aktualisht rezultojnë 1,650,210 persona.

Në anën tjetër, pos Kinës që ishte vendi i parë ku u përhap virusi COVID-19, Italia, Franca, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më të prekura nga ky virus.

Komento: