Mbi 11 për qind janë gra në ushtrinë e Kosovës

13:21 | 10 October 2022

Në Ushtrinë e Kosovës mbi 11 për qind janë gra.

Irfete Spahiu e cila në FSK mban gradën e Gjeneral-Major tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është ndërtuar sipas standardeve të NATO-s.

Sipas saj, roli i grave në luftë dhe në paqe është i patjetërsueshëm, duke shtuar se në FSK janë mbi 11% gra ushtare.

“Është e trishtueshme që shumica e lufta shkaktohen nga burrat, por peshën më të madhe e bëjnë gratë. Gratë u lan pas për t’u përkujdesur për fëmije, për punët e shtëpie. Gratë dhunoheshin, vriteshin si fushatë e spastrimit etnik. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë, por në shumë vende të botës. FSK është forcë e ndërtuar sipas standardeve me NATO-n. 11.3% është pjesëmarrja e grave në FSK janë tash, mund të mos jetë numri i madh por të gjitha kanë kaluar procesin si kolegët e tyre meshkuj. Gratë kanë qenë pjesë edhe e çlirimit dhe kjo ka ndihmuar edhe në themelimin FSK”, tha Spahiu.

Ajo këto komente i bëri gjatë ditës së tretë të punimeve të Seminarit të 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Spahiu shtoi se gratë janë pjesë kritike e shoqërisë, prandaj edhe duhet të jenë pjesë kritike e proceseve paqeruajtëse.

“Vajzat dhe gratë në FSK kanë trajtim të barabartë me kolegët e tyre. FSK edhe është zgjedhur institucioni më i besueshëm në Kosovë. Kontributi i grave nuk është kuota, por vlerë e shtuar”, u shpreh ajo.

Komento: