Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se për vetëm tri orë e gjysmë mbi 120 mijë persona kanë aplikuar për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka njoftuar se adresa e re për tërheqje të 10 për qindëshit nga trusti është e sigurt, teksa ka paralajmëruar se për tri orë e gjysmë, kanë aplikuar 120 mijë persona.
Njoftimi është bërë përmes një komunikate të lëshuar nga Fondi, teksa kanë njoftuar për hapjen e një uebfaqeje të re, në mënyrë të përshpejtimit të aplikimit.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Të nderuar kontribuues dhe qytetarë,
kemi paralajmëruar hapjen e aplikimeve sot në ora 15:00. Departamenti i Teknologjisë së Informacionit ka ngritur dyshime për sigurinë e uebfaqes, duke llogaritur edhe fluksin tejet të lartë të aplikuesve.
Për të parandaluar çfarëdo risku, vendosëm ta ndërrojmë adresën e shërbimit.
Shumë shpejt kemi arritur që të gjejmë zgjidhje me një adresë të re, të cilën e kemi promovuar dhe ku aplikimi ka vazhduar me rreth gjysmë ore me vonesë.
Ndërkohë, prej kalimit në adresën e re, i kemi mbi 120 mijë aplikime të përfunduara me sukses brenda tri orësh e gjysmë.
Nuk kemi pretenduar se gjithçka mund të parashikohej por veprimi i marrë sot kishte të vetmin qëllim: sigurinë e kontribuuesve.
Duam të falënderojmë Agjencinë së Shoqërisë Informative (ASHI), e cila na dha ndihmë në këtë proces.