Mbi 1300 gjoba shqiptoi Policia në rajonin e Gjilanit për një javë

12:33 | 15 Mars 2024
mbi-1300-gjoba-shqiptoi-policia-ne-rajonin-e-gjilanit-per-nje-jave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan për një periudhë njëjavore ka gjobitur 1386 persona, që kanë thyer rregullat e trafikut.

Përveç kësaj, gjatë aktiviteteve të realizuara në zonën e shtatë komunave kanë shqiptuar 124 gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon te të gjithë ngasësit të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 08.03.2024-14.03.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar një mijë e treqind e tetëdhjetë e gjashtë (1386) gjoba për kundërvajtësit, të cilët kanë rënë ndesh me Ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarrë aktivitete edhe në:

  • Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
  • Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
  • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për gjashtëmbëdhjetë (16) ngasës,

Gjithashtu Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor në kuadër të implementimit të planit operativ “Rripi i sigurisë” ka shqiptuar njëqind e njëzet e katër (124) gjoba, gjoba këto për mospërdorim të rripit të sigurisë për shoferët dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet konform Ligjit për rregullat në trafikun rrugor.

Komento: