Koronavirusi po vazhdon të përhapet me të madhe në Brazil.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi të dielën se janë shënuar 15.813 infeksione të reja koronavirusit gjatë 24 orëve të mëparshme – duke dërguar në total shifrat e vendit në 362.211, raporton Reuters.
653 vdekje të tjera u konfirmuan gjithashtu gjatë 24 orëve të mëparshme, që do të thotë se 22.666 njerëz tani kanë vdekur nga koronavirusi në Brazil.
Brazili është prapa vetëm Shteteve të Bashkuara për infeksione totale nga koronavirusi.